Tragjedi në Berat/ 3 familjarë vdesin për një pus - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ngjarje tragjike ndodhi këtë të enjte në Berat. Tre anëtarë të një familjeje, përkatësisht, babai, djali dhe nipi humbën jetën teksa ishin duke pastruar pusin në oborrin e shtëpisë.Ngjarja e rëndë u shënua në fshatin Dyshnik. Mësohet se i pari që ka hyrë për të pastrua pusin ka qenë 77-vjeçari Kamber Hoxha, por më pas ka mbetur i bllokuar.Për t?i ardhur në ndihmë, kanë shkuar djali Neimi, 46 vjeç, dhe nipi Gentiani, 45 vjeç. Por për fat të keq që të tre humbën jetën pasi u asfiksuan nga gazi.Nga pusi u nxorën të pajetë Kamberi dhe Neimi, ndërsa Gentiani vdiq gjatë rrugës për në spital.
Recommended