RTV Ora - Universiteti Mesdhetar gati për të pritur studentët e rinj, 2400 kuota të lira
  • 5 years ago
#rtvora

Me një eksperiencë 10-vjecare dhe me një staf të kualifikuar, Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë është gati të mirëpresë studentët në vitin e ri akademik. Rreth 2400 kuota do të jenë në dispozicion për studentët e rinj.

Gudar Beqiraj: Më shumë janë referencat për Fakultetin e Ekonomisë, në degën e administrimit dhe financës.

Por cfarë i dallon Universitetin Mesdhetar nga cdo institucion tjetër i arsimit të lartë?

Gudar Beqiraj: Konsiderohet kurdoherë studenti si qendra e gravitetit. Dy janë shtyllat kryesore që duhet të kemi parasysh. Janë stafi akademik dhe infrastruktura e universitetit.

Akademiku Godar Beqiraj, rektor i Universitetit Mesdhetar thotë se diploma e marrë në këtë universitet është garanci për studentët në gjetjen e vendit të punës.

Gudar Beqiraj: Ka studentë që pa mbaruar shkollën, pra punojnë gjatë kohës që bëjnë edhe studimet, part time në fushën ku studiojnë këtu tek ne.

Universiteti Mesdhetar përbëhet nga tre fakultete: Shkencat ekonomike, Shkencat Juridike dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Fakulteti i Shkencave Psikologjike, Sociale dhe Politike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/universiteti-mesdhetar-gati-te-pritur-studentet-e-rinj-2400-kuota-te-lira

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended