Report TV - Veliaj: Punimet për rikonstruksionin e Teatrit të Hapur janë afër fundit

  • 6 years ago
Pas lajmit se aksioni i mbjelljes së pemëve u shty deri në 22 Prill, nismës së Bashkisë së Tiranës iu bashkua edhe Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar dhe këngëtarja Eni Koçi. Ata mbollën disa pemë rreth Amfiteatrit të Liqenit Artificial, i cili po rikonstruktohet për t?u shndërruar në Teatrin e Hapur të Tiranës, që gjatë pranverës dhe verës do të mirëpresë shumë aktivitete artistike.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha se punimet për rikonstruksionin e Teatrit të Hapur janë shumë afër fundit.

?Ky është një investim në natyrë, ku shpresoj që edhe ju do të sillni shfaqjet tuaja. Ndaj, jam shumë i lumtur që miqtë tanë të Orkestrës së RTSH na u bashkuan dhe për një çast lanë instrumentet e tyre, për të marrë një instrument tjetër, po aq të rëndësishëm për qytetin: lopatën, e për të na u bashkuar si një kor në këtë ?muzikë të gjelbërimit? që kemi ?kënduar? ditët e fundit. Ju falenderoj shumë!?.

Recommended