Budina: Kryeministri i ka hapur luftë popullit të tij, muret e Teatrit do ti ringrejmë ku ishin

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Regjisori Robert Budina ishte i fundit nga komuniteti i artistëve që u lirua nga policia. Pasi ju bashkua qytetarëve të shumtë, ai deklaroi se kryeministri Rama i ka shpallur luftë me vetëdije popullit të tij.

Budina tha se shembja e teatrit ishte një ndërhyrje mafioze. Për Budinën ky është momenti dhe koha që njerëzit të kuptojnë se çfarë është në gjendje të bëjë kjo qeveri.

Sa i takon teatrit, ai tha se shemben muret por jo simbolin dhe se Teatri do të rikthehet aty ku ishte.

Për këtë ai kërkoi mobilizim qytetarë për të shembur atë që ai e quan sistem i diktaturës.

Budina: Sot ata bënë një ndërhyrje mafioze, dëshira me të cilën shkatërronin Teatrin Kombëtar është e paimagjinueshme, me urrejtje, me dëshirë për të ngjallur vëllavrasje dhe pasi dolëm nga godina disa nga efektivët drejtuan edhe armët automatike, ishte i gjithin presion psikologjik. Nuk kishin shanse të bënin gjë se ishim në dritë të hapur pasi dolëm nga godina, por presioni psikologjik ishte i frishëm, ishte tipi i një shteti mafioz i organizuar në mënyrë komuniste. Por nuk kanë kuptuar se ata shembën muret por jo simbolin.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/budina-kryeministri-i-ka-hapur-lufte-popullit-te-tij-muret-e-teatrit-do-ti-ringrejme-ku-ishin

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended