Ora News - Shembja e Teatrit, Budina: Sot u vendos diktatura, presidenti të shpërndajë parlamentin

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Regjisori Edmond Budina ka reaguar ashpër pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Ai ka deklaruar se sot në Shqipëri është vendosur përfundimisht diktatura.

Budina i bëri thirrje presidentit Meta që të shpërndajë parlamentin.

Edmond Budina: ''Sot është bërë një akt kriminal. Është dhunuar shteti i së drejtës. Për mendimin tim sot në Shqipëri është vendosur përfunimisht diktatura. Në kohë pandemie, shteti i krimit ndërhyn sot në Teatrin Kombëtar duke tërhequr zvarrë qytetarët e tij që po mbronin një pronë publike. Këtu është një bashkëpunim mafiozo-pushtetar, shteti i mafies që vjen edhe tërheq zvarrë arstistë dhe intelektualë të këtij vendi, vjen i armatosur a thua që këtu ishin bandat kriminale, kur ata që mbushin xhepat me para dhe masakrojnë popullin shqiptar janë të lirë dhe mund të bëjnë çfarë të duan. Ndërsa ne që mbrojmë pronën publike, ne arrestohemi.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/shembja-e-teatrit-budina-sot-u-vendos-diktatura-presidenti-te-shperndaje-parlamentin

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended