Ora News - Bashkia e Tiranës harron fshatrat

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Por buxheti i lartë dhe investimet duket se nuk kanë shkuar në të njejtën linjë. Nga një vëzhgim në Tiranë rezulton se ndërhyrjet janë përqëndruar vetëm në qendër ndërsa vetëm pak metra larg Sheshit Skënderbej shkelqimi i qendrës nis e zbehet.

Që prej reformës së ndarjes territoriale, Bashkia e Tiranës ka marrë fondin më të madh ndonjëherë për investime në fshatra, i cili shkon në shifrën e mbi 100 milionë euro. Por, përpos kësaj shume të adresuar enkas për investimet në zonat rurale, periferitë e kryeqytetit janë lënë në mëshirë të fatit. Në shumë prej fshatrave të kryeqytetit mungojnë investimet bazike, si ndriçimi, investimi në rrugë apo edhe transporti urban. Në fshatin Baldushk, prej vitesh nuk është bërë investim.

"Bashkia është jerm, e ka harruar fshatin"

Në këtë zonë ndriçimi i rrugës mungon, duke u kthyer kështu në një rrezik serioz për banorët, të cilët kanë rënë pre edhe e vjedhjeve apo aksidenteve rrugore.

"Ndriçim nuk kemi pasur fare, taksat i paguajmë, por vjen ora 8-9 errësirë", tha një banor.

"Para dy javësh vodhën makinën këtu te servisi", tha një banor i fshatit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bashkia-e-tiranes-harron-fshatrat

Recommended