Bashkia e Tiranës i jep dorën e fundit projektit të sheshit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas parkut te lojërave ne kodrat e liqenit, projekti i sheshit ?Skenderbej? është nje nga me te kritikuarit. Ne rrjetet sociale kane vërshuar komentet per qendrën e rikonceptuar te Tiranës dhe hapësirën e madhe te shtruar me gurë, ndërsa bashkia ka nisur numërimin mbrapsht.Kane mbetur vetëm dy dite nga hapja e sheshit ?Skenderbej?. Punonjësit rreth e qark qendrës po i japin dorën e fundit, pastrime pllakash, vendosje stolash, shtrime dhe rregullime lulishtesh.Disa ore para hapjes se sheshit ?Skenderbej? nënkryetari i bashkisë Arbajn Mazniku tregon per Vizion Plus qendrën e re. Hapësira e gjelbër qe rrethon qendrën eshte gati e barabarte me sipërfaqen e shtruar me gure. 12 lulishte me peme te larta, shkurre dhe lule dekorative jane ngritur mes institucioneve te qendrës.Ndërsa mbi 100 shatërvanë do te derdhen ne ore te caktuar te ditës mbi pllakat disangjyra te sheshit.Sipas Arbjan Maznikut ky është projekti me i mire per qendrën e Tiranës, ndërsa ka nje mesazh edhe per skeptiket.Pas hapjes se sheshit, bashkia ka menduar edhe per mirëmbajtjen dhe pastrimin e qendrës. Nje ent me vete do te krijohet enkas per ketë shërbim.Ne oren 19.30 te se shtunës te sheshi ?Skenderbej? do te hiqet rrethimin, per te pritur te gjithë qytetaret, kuriozet, kritiket dhe skeptiket per te pare nga afër qendrën e re. Deri ne orët e vona te mbrëmjes do te kete aktivitete, koncerte me muzike nga te gjitha trevat ashtu si elementet qe përmban ky shesh, gurët dhe bimësia.

Recommended