Covid-19 frymëzon artistët/ Pikatura murale “pushton” rrugët e Tiranës - Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Franko Dine i është rikthyer artit të tij të rrugës, ku kësaj radhe me penelin e tij, në rrugën e Kavajës ka pikturuar në mure një panoramë që ka lidhje të drejtpërdrejtë me periudhën dhe heronjtë e pandemisë.Ky është punimi i katërt që Franko ka realizuar: në fokus ai ka kujdesin që duhet të tregojmë për veten dhe të tjerët.Në këtë hapësirë më parë artisti krijoi një tjetër punim mjaft interesant që trajtonte një tjetër problem aktual; ndotjen e mjedisit. Ky punim, në ditën e mbrojtjes së tokës, u rendit i 19-ti në të gjithë boten, por sot mund ta shohim vetëm nëpërmjet fotove pasi persona të paidentifikuar e fshinë.Edhe pse masat janë lehtësuar, pandemia ka bllokuar festivalin e përvitshëm mural, duke e shtyrë për një afat të pacaktuar.
Recommended