Suedia ndihmë Bashkisë së Tiranës në fushën e teknologjisë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Erion Veliaj priti ne nje takim homologun suedez, Philip Sandberg, me të cilin u diskutua bashkëpunimi mes bashkisë se Lundit dhe asaj te Tiranes ne fushen e teknologjise dhe inovacionit.Erion Veliaj u shpreh se femijet shiptarë mund të mësojnë shumë nga nje vend i zhvilluar si Suedia.ERION VELIAJKRYETAR I BASHKISE SE TIRANES?Ne mund të mësojmë se si Suedia është një nga vendet më të përparuara në fushën e teknologjisë, se fëmijëve u mësohet gjuha e kompjuterit që në moshën 5-6 vjeç, njësoj siç iu mësohet gjuha suedeze. Besoj se për fëmijët shqiptarë ky është një shembull fantastik. Siç mësojmë gjuhën shqipe, duhet të mësojmë edhe gjuhën e dizajnit, programimit, mekatronikës, robotikës, apo të inteligjencës artificiale?Kryebashkiaku Philip Sandberg vlerësoi transformimin që ka pësuar Tirana që nga vizita e tij e parë.PHILIP SANDBERGKRYETARI BASHKISE SE LUNDITJam shumë i lumtur që takoj kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, dhe të shoh ndryshimet e bëra këtu. Kur isha në Tiranë për herë të fundit kishte shumë trafik, sheshi ishte një rreth rrotullim i madh. Tani shoh që plani për qytetin është i bazuar më së shumti te njerëzit, te pemët, te rrugët periferike, ashtu si në Suedi. Edhe ne atje kemi punuar shumë fort për të bërë një planifikim për qytetin që fokusohet te njerëzit, jo te makinat. Jam shumë i impresionuar nga kjo punë, shpresoj që të vazhdojë dhe ta bëjë një qytet miqësor për vizitorët dhe të huajt që vizitojnë Tiranën. Është kënaqësi të shoh që ka pasur kaq shumë ndryshime?Në shenjë nderimi Philip Sandberg mori edhe Kullën e Sahatit e më pas, dy kryebashkiakët mbollën një pemë në parkun Europa e Lire.
Recommended