Top News - ‘Hapni listat 100%’/ Presidenti Meta në krah të opozitës
  • 3 years ago
Pas deklarimeve me një gjuhë kërcënuese dhe ultimative ndaj Edi Ramës të premten, Presidenti Ilir Meta edhe këtë të shtunë u përfshi në debatet për amendimet e kodit zgjedhor. Sërish me një ton të fortë Meta u kërkon aktorëve politik të hapin listat 100 përqind në mënyrë që qytetarët të zgjedhin për t?I përfaqësuar në Kuvendin e Shqipërisë ata që duan.
?Hapini listat për qytetarët që të zgjedhin pas 12 vjetësh më në fund deputetët. Hapini 100 për qind! Mjaft e degraduat Kuvendin kështu, se edhe një asamble kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme. Shqipëria ka patur parlamentarizëm të shkëlqyer 100 vite më parë o shakaxhinjtë e "integrimit", shkruan kreu I shtetit në një postim në rrjetet sociale.
Të premten socialistët bënë publike draftin për hapjen e listave, ku në bazë të formulës, votuesi ka të drejtë të zgjedhë partinë, e më pas të shënojë një nga kandidatët e preferuar. Megjithatë, për opozitën jashtparlamentare kjo nuk është një hapje 100% e votave. Tashmë duket qartazi se edhe presidenti Meta ndan të njëjtin mendim me opozitën për këtë ccështje.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Listat#IlirMeta#TopChannel
Recommended