Meta kunder draftit te PS: Hapni 100% listat | Lajme - News

  • 3 years ago
Presidenti Meta është pozicionuar kategorikisht kundër propozimit të socialisteve për hapjen e listave të deputetëve. Kreu i shtetit thotë se sipas draftit të socialisteve, listat nuk hapen 100 përqind dhe parlamentarizmi degradohet.

?Hapini listat për qytetarët që të zgjedhin pas 12 vjetësh më në fund deputetët. Hapini 100 për qind! Mjaft e degraduat Kuvendin kështu, se edhe një asamble kooperative ka qenë dikur shumë më e përgjegjshme. Shqipëria ka patur parlamentarizëm të shkëlqyer 100 vite më parë o shakaxhinjtë e ?integrimit??, shkruan ai në Facebook.

Për socialistët, propozimi i dorëzuar në Këshillin Politik është historik pasi i jep mundësi zgjedhësit të votojë kandidatin e preferuar në listat e subjekteve politike.

Taulant Balla ju kujton demokratëve se koha nuk pret dhe është i bindur që dhe ata do ta ?përqafojnë? draftin e propozimeve që duhet të marrë miratimin e parlamentit deri në fund të Tetorit.

Demokratët bojkotuan mbledhjen e Këshillit Politik duke refuzuar që të nisin diskutimin mbi propozimet e ekspertëve të socialistëve, duke kërkuar që të jetë ekspertiza e OSBE/ODIHR-it që të flasë përpara se amendimet në Kodin Elektoral të marrin miratimin e Këshillit Politik dhe më pas parlamentit.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended