PS kundër LSI për listat e hapura - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Socialiste është kundër propozimit të LSI-së, aleates së saj strategjike në koalicionin qeverisës, për sanksionim të listave të hapura në Kodin Zgjedhor.Për bashkëkryetarin socialist të komisionit të posaçëm parlamentar Taulant Balla, kjo çështje nuk mund të shtrohet për diskutim. Deklaratën, socialisti Balla e bëri pas takimit që së bashku me kolegun demokrat Oerd Bylykbashi, pati me përfaqësues të Dhomës së Situatës Zgjedhore, të cilët prezantuar propozime për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Balla tha se në këtë paketë përfshiheshin depozilitizimi i administratës zgjedhore dhe votimi i shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Ndërsa për Bylykbashin, propozimet do bëhen pjesë e punës.Ndërkohë PD kërkon qe reforma zgjedhore të prekë një pjesë të rëndësishme të ligjit. Lideri demokrat Lulzim Basha ka bërë të qartë se reforma nuk duhet të përqendrohet vetëm në retushim të ligjit elektoral, por në ndryshime thelbësore të tij, duke nisur me vendosjen e një sistemi të ri elektoral.

Recommended