Rudina Hajdari publikon videon e Bashës: Gënjeu për listat e hapura - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deputetja Rudina Hajdari thotë se PD dhe LSI përdorën qytetarët për të bërë pazar. Në një konferencë për gazetarët, Hajdari u shpreh se dy forcat e opozitës kanë interesa të ngushta familjare.Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari publikoi gjatë një konference për mediat një video të kryedemokratit Lulzim Basha, i cili në vitin 2017 premtoi se do të ishte hera e fundit që listat ishin të mbyllur dhe se do të vendoste vetë populli për listat e kandidatëve për deputetë.Por, sipas saj, me deklaratën e djeshme, lideri demokrat tregoi se po gënjen shqiptarët. Për Hajdarin, në botën politike kërkohet një qëndrim i qartë.?Një zotim që unë e kam marrë seriozisht dhe se kjo do të jetë beteja që unë kam vendosur për shqiptarët në zgjedhjet e ardhshme. Pra, siç e shikoni ky ishte një premtim që nuk u mbaj dhe në fakt në politikë duhet të mbash një qëndrim të qartë dhe të jesh koherent me publikun. Nuk e di nëse e kam këtë prej origjinës apo i ka ardhur koha që të mbahen premtimet ndaj qytetareve. Dua ti them qytetarëve që ajo që kërkoj unë të dal si kandidate në një listë të mbyllur ashtu siç u futa në një të tillë si e bija e Azem Hajdarit, por që nesër të dal si Rudina Azem Hajdari që nuk ka frikë nga vota e qytetarëve dhe ta marrë atë votë me meritë të plotë?, tha Hajdari.

Recommended