Rama: Meta ka hall të madh, solidarizohem me të për çështjen e protestave të opozitës
  • 5 years ago
Kryeministri Edi Rama tha se opozita nuk mund ta rrëzojë qeverinë duke bërë thirrje për dhunë. Gjithashtu kreu i qeverisë ka folur në lidhje me presidentin Meta duke thënë se ai është në hall të madh për shkak të protestave të opozitës.

Rama ka thënë se është i solidarizuar me Metën që nuk e ka thirrur për këtë çështje pasi ky është një 'hall i madh'.

"Presidentit të Republikës në kohë protestash ia qaj hallin. Politiksht nuk them pasi është jashtë kapaciteteve për të kuptuar situatën politike të tij. Ia qaj hallin, nuk do të doja kurrë të isha në vend të tij. Për ktë arsye mendoj se ka të drejtë që nuk më ka thirrrur për këtë çështje. Mbetem i solidarizuar me Presidentin sa herë përmenden protestat e opozitë" , ka deklaruar ndër të tjera Rama.
Recommended