Ora News - Rama - Basha "përplasen" për heqjen e Shqiponjës
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Heqja e simbolit të Shqiponjës në rrethrrotullimin në hyrje të Tiranës ka përplasur virtualisht në tëitter kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD, Lulzim Basha.

Në përgjigje të kritikave për heqjen e këtij simboli kryeministri Edi Rama tha se ajo nuk ishte gjë tjetër veçse vulgaritet i hipur në piedestal.

Rama: Kurrë vulgariteti s'kishte hipur me më shumë prepotencë në një piedestal, se sa në rastin e kësaj "shqiponje" në mesin e një skenografie pseudoklasike prej hyrjeje në kazino, që natën e bënte hyrjen e Tiranës si skenën e një filmi nga një tregim i Edgar Alllan Poe-s! Më në fund.

Ndërsa për kryetarin e PD, Lulzim Basha simboli i Shqiponjës për kryeministrin është vulgaritet, pasi ky i fundit ka zgjedhur për simbol hashashin.

Basha: Kur zgjedh për simbol hashashin, Shqiponja Kombëtare të duket vulgaritet. Për Ramën çfarë nuk sjell pará në xhepat e tij dhe oligarkëve është pa vlerë, ndaj shkatërron Shqiponjën e 100 Vjetorit të Pavarësisë, për miliona euro që i jep një kompanie fantazëm dhe nën sekuestro.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-basha-perplasen-heqjen-e-shqiponjes
Recommended