Ora News – Këshilli i Sigurisë, Rama ironizon: Të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Rama ka reaguar pas vendimit të presidentit Nishani për të thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për çështjen e drogës. Përmes një statusi të ashpër në Facebook Rama shprehet se më mirë do të ishte të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD.
Rama: Të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare për kanabisin?! Jo, duhet të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së dhe redaksitë e gazetave e të portaleve të Shqupit.
Statusit të tij kryeministri Rama i ka bashkangjitur edhe letrën që Komisionerit Europian për Punët e Brendshme Dimitri Avramopulos ia ka dërguar ministrit Tahiri ku vlerësohet lufta e policisë në luftën ndaj kanabisit, duke e cilësuar si një kontribut dashamirës të mazhorancës për mbarëvajtjen e mbledhjes.
Përmes letrës që zyrtari i BE-së i përgjigjet kërkesës së ministrit Tahiri për mbështetje në luftën antikanabis, Avromapolus shkruan se në muajin mars në mbledhjen e Komisionit për Drejtësinë dhe Punët e Brendshme u përshëndeten operacionet e policisë shqiptare në bashkëpunim me autoritetet e zbatimit të ligjit të shteteve anëtare të BE-së në luftë kundër tarfikut dhe prodhimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/keshilli-i-sigurise-kombetare-rama-jo-duhet-te-mblidhet-keshilli-kombetar-i-pd/
Recommended