Ora News – Këshilli i Sigurisë Kombëtare mblidhet për kanabisin, mungon Rama

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Shtetit ka mbledhur në orën 18:00 të pasdites së sotme në Presidencë, Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Këshilli do të diskutojë mbi situatën alarmante, siç e ka cilësuar Nishani, të kanabisit në vend.
Në takim marrin pjesë kryeparlamentari Ilir Meta, Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, kreu i SHISH Visho Ajazi Lika, Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe Ministrat Tahiri, Kodheli, Dervishi, Bushati, kreu i Komisionit te Sigurise Spartak Braho, drejtori i policise se Shtetit, Haki Çako.
Ndërkohë në takim nuk është i pranishëm kryeministri Edi Rama, i cili edhe më herët ishte shprehur kundër kësaj mbledhje, por eshte përfaqesuar me zevendes/kryeministrin Peleshi.
Nishani deklaroi me 1 nentor: Çështja e kanabisit është realisht një problem. Është një çështje që lidhet me veprimtarinë kriminale. Unë kam vendosur që së shpejti tët thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar në lidhje me problematikën dhe mënyrën se si duhet ta përballojmë këtë sfidë serioze.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/keshilli-i-sigurise-kombetare-mblidhet-per-kanabisin/

Recommended