Ora News - Këshilli bashkiak mblidhet nesër për prishjen e Teatrit, aktivistët denoncojnë provokimet
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Bashkia e Tiranës vendos të shemb Teatrin Kombëtar. Madje këshilltarëve u është paraqitur rendi I mbledhjes për të premten po jua vënë në dispozicion për shqyrtim projektvendimi, ndërsa votimi do të realizohet online. Njoftimi ka sjellë tensionimin e protestuesve, që në mbrojtje të teatrit do të qëndrojnë në 24 orë në gatishmëri

Përmes një shkrese, dhe pa asnjë akt apo projektvendim, administrata e bashkisë së Tiranës ka lajmëruar këshilltarët se të premten do të votojnë për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Akti për shembjen e ndërtesës që prej dy vitesh mbrohet nga artistët bëhet e ditur se do të votohet vetëm online, madje pa kaluar në asnjë moment në konsultim publik apo marrje të mendimit.

Projekti i Bashkisë ende mbahet sekret, por nisma ka nxitur tensionet me aleancën për mbrojtjen e teatrit. Të vendosur artistët vazhdojnë të qëndrojnë 24 orë pranë godinës ku tashmë janë vendosur dhe policët e bashkisë.

Artistët kërkojnë tërheqje prej bashkisë dhe se nuk pranojnë asnjë ndërhyrje.

"Këta kanë nisur një proces provokimesh. E nisi Velaj nëpër televizione, pastaj doli nëpër deklarata dhe tani ka sjellë njerëzit e vet. Vijnë këtu na bëjnë fotografi, mendojnë se ne do lodhemi. Teatri është shtëpia jonë, ne nuk lodhemi duke qëndruar në shtëpi"

Më herët kryetari I bashkisë ka deklaruar se ndërtimi I një teatri të ri kombëtar kushton 30 milionë euro, shifër kjo sipas tij e papërballueshme.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/keshilli-bashkiak-i-tiranes-vendos-te-premten-prishjen-e-teatrit-kombetar

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended