Këshilli bashkiak e miratoi por shembja e Teatrit nuk mund të bëhet pa kaluar 6 muaj (Procedura)
  • 4 years ago
TIRANE-Mbrëmjen e djeshme këshilli bashkiak i Tiranës vendosi miratimin e shembjes së Teatrit Kombëtar. Kjo gjë solli reagimin e opozitës dhe një grupi aktorësh që janë ngujuar në godinë. Por godina e Teatrit Kombëtar nuk mund të shembet pa kaluar të paktën 6 muaj.

Por cilat janë procedurat deri në shembjen e teatrit? Këshilli bashkiak mbrëmë vendosi prishjen e teatrit kombëtar por që nuk mund të realizohet para se Agjencia e Zhvillimit të Territorit të lëshojë leje prishje për të cilën duhet një aplikim nga bashkia.

Të hënën Këshilli bashkiak do të mblidhet prapë online për të vendosur mbi rindërtimin e teatrit për të cilin prapë duhet të aplikohet për leje ndërtimi te Agjencia e Zhvillimit të Territorit. Para aplikimit për leje ndërtimi duhet të vendoset projekti i saktë i teatrit që ende nuk është gati.

Për projektin duhen ende 3-4 muaj! Leja e prishjes nuk lëshohet pa leje ndërtimi. Për të dyja Agjencia e Zhvillimit të Territorit ka një afat 60 ditor për ta lëshuar. Pra, këshilli bashkiak si pronar i teatrit shprehu vullnetin për prishjen dhe rindërtimin por nuk mund të ekzekutohet as prishje as rindërtimi pa lejet përkatëse.

Të gjitha proceduarat kërkojnë të paktën 6 muaj, pra godina nuk mund të shembet para nëntorit.
Recommended