Këshilli Kombëtar, konfirmohen Paloka e Spaho, PD: Protesta dhe qeveri tranzitore

  • 5 years ago
Partia Demokratike ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar, ku u zgjodh lidershipi i ri. Gjatë mbledhjes së sotme u zgjodh Bujar Nishani si kryetar i Këshillit Kombëtar, nënkryetarët e Partisë që u konfirmuan Edi Paloka dhe Edmond Spaho, ndërkohë që pritet të zgjidhen edhe Sekretari i përgjithshëm dhe 4 sekretarë. Sot Nishani rikthehet zyrtarisht në selinë blu. Gjithashtu, nga kjo mbledhje e Këshillit Kombëtar demokrat pritet të caktohet edhe data e nisjes së protestave, pas paralajmërimit që opozita e bashkuar dhe kryetari i PD, Lulzim Basha bënë ditë më parë. Arben Ristani, ish-sekretari i Përgjithshëm është zgjedhur Kryetar i Komisionit të Apelimit. Kryetari Lulzim Basha, ka marrë fjalën në selinë blu dhe ka thënë se qytetarët kërkojnë më shumë nga opozita. Basha garantoi se shumë shpejt do të vijë ndryshimi. Në përfundim të mbledhjes, nënkryetari i sapokonfirmuar, Edi Paloka tha se Këshilli vendosi që të organizohen protesta popullore për rrëzimin e qeverisë Rama dhe se opozita kërkon një qeveri tranzitore.

Recommended