Report TV - Basha: Se kemi braktisur zgjedhore! Sistemin e ndryshojmë pasi të largojmë Ramën

  • 4 years ago
Pas takimit me ekspertët e PD për Reformën Zgjedhore, kreu i demokratëve Lulzim Basha tha se opozita është e vendosur që të vijojë punën e saj ën këshillin politik për zgjedhoren, në mënyrë që "të largojnë një orë e më parë të keqen e vendit, Edi Rama". Basha tha se opozita nuk e ka braktisur kurrë reformën zgjedhore, dhe se bojkoti i 18 majit erdhi pasi artistë e aktivistë po rriheshin me dhunë në bulevard nga kjo qeveri.

Në lidhje me sistemin zgjedhor, Basha tha se fillimisht duhet të bëjnë reformën  dhe të largojnë këtë qeveri të korruptuar dhe më pas është i hapur që të pranojë çdo sistem demokratik që kërkojnë qytetarët dhe me lista të hapura.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me ekspertët demokratë të Reformës Zgjedhore në selinë blu. Mbledhja nisi në orës 11:30 dhe të pranishëm në takim ishin Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso, Enkelejd Alibeaj, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi. 

Palët u zotuan më herët që të përmbyllin Reformën Zgjedhore brenda muajit maj, por opozita bojkotoi takimin e 18 majit të Këshillit politik me pretekstin e protestave për teatrin dhe se reforma kalonte në plan të dytë.

Kjo ka bërë që përfaqësuesi i mazhorancës në këtë këshill, Damian Gjiknuri t'i çojë një letër të dytë ditën e sotme, duke i thënë se mund të ulen sërish më 26 maj duke lënë të hapur dhe mundësinë e një date me afër nëse PD dëshiron.

Recommended