Ora News - Kryemadhi: S'ka pushim në festa, mobilizohuni do largojmë Edi Ramën

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi bëri thirrje strukturave të partisë të mobilizohen edhe gjatë festave për të sensibilizuar qytetarët për rrëzimin e Edi Ramës.

"Mos mendoni se duke qëndruar indiferent Rama ikën. Rama nuk ikën, do ta largojmë ne!" u tha ajo mbështetësve të partisë që ishin mbledhur sot paradite në Elbasan, prandaj kërkoi angazhim maksimal

Monika Kryemadhi:"I bëj thirrje të gjithë strukturave të LSI-së në Elbasan të nisim pa ndalim edhe natën e Vitit të Ri dhe Krishtilindjet dhe çdo ditë të zotit, derë më derë, të senbilizojmë socialistët, ti zgjojmë e ta përmbysim këtë klikë kriminale që ka uzurpuar shtetin shqiptar të përmbysim këtë klikë kriminale që po ia merr gjakun shqiptarëve.

Kryemadhi bëri sërish mea culpa për faktin që Rama erdhi në pushtet

Monika Kryemadhi: "Ne si LSI kemi fajin tonë që që i besuam dhe i dhamë shansin të bëhej kryeministër. Edhi si kryeministër duke u zvarritur me gjunjë në tokë për të marrë votat e LSI-së.. u pasurua duke sharë LSI .. u pasurua dhe forcua duke cuar në kokën e shtetit bandat e krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.. e kërkoi tepsinë duke qenë koka e meduzës.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kryemadhi-ska-pushim-ne-festa-mobilizohuni-do-largojme-edi-ramen

Recommended