Ora News – "Mu duk sikur dëgjova Edi Ramën"-Kryemadhi përplaset me gazetarin Çipën
  • 5 years ago
#oranews #replika #cipakryemadhi
Pyetjet e analistit Aleksandër Çipa drejtuar kryetares së LSI-së, në emisionin "Tempora" në Ora News, sollën acarimin e zonjës Kryemadhi, e cila nuk nguroi të etiketonte si njeri që paguhet nga Edi Rama.

Më pas, gazetari i ftuar në studion e "Tempora" sqaroi pozicionin e tij, duke deklaruar se në gjithë karrierën gazetareske ka qëndruar larg partive politike dhe lidershipit të tyre.

Pjesë nga biseda:

Çipa: Ju shqetëson fakti që ju po riktheni një konflikt tjetër në kapitullin post-komunist në Shqipëri? Cila është korraca morale mbi të cilën ju e bazoni opozitën tuaj në këtë periudhë? Sepse shqiptarët thonë se ata që kanë vjedhur dikur pretendojnë të rrëzojnë ata që vjedhin sot.

Kryemadhi: Mu duk sikur dëgjova Edi Ramën aty. Të gjithë deputetët e LSI-së nëse kanë shkelur ligjin të dalin dhe të përballen përpara togave të drejtësisë. Nëse dikur LSI-ja, ka qenë pjesë e qeverisjes së Edi Ramës, dua të them vetëm diçka; ti shërbesh sot Edi Ramës është tradhti, t'i shërbesh sot Edi Ramës është mëkat dhe të paguhesh sot nga Edi Rama janë të dyja bashkë. Makina e propagandës së Edi Ramës ka qenë e jashtëzakonshme.

Aleksandër Çipa: Më duhet ti jap një përgjigje zonjës Kryemadhi pas reagimit që ajo bëri pas pyetjes time. Së pari nuk ka asnjë shenjë ngjashmërie mes vlerës komunikuese që kam unë dhe Edi Ramës. Së dyti jam një person ekuidistant nga palët politike, nga palët partiake dhe më së shumti në gjithë kohësinë time profesionale nga palët e lidershipit shqiptar të 28 viteve. As nuk pres të marr prej tyre dhe as dëshiroj kurrë të jap. Doja ti thoja zonjës Kryemadhi që pyetja ime buron nga një realitet që nuk ndryshon, nga një status-quo të një shoqëri të ndjenjur, një shoqërie që nuk gjeneron ndryshimin si kuptim, si substancë, si terësi, si realitet dhe jo si lidershipe. Është një krizë që lidhet me lidershipin total të politikës shqiptare. Nuk ka asnjë dyshim për këtë dhe kjo është një analizë vetjake. Këtë për të qenë korrekt ja thashë dhe në takimin fragmentar që pata në korridor.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/mu-duk-sikur-degjova-edi-ramen-kryemadhi-perplaset-me-gazetarin-cipen
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended