Ora News – Bashkëfajtorë! Basha: Për sistemin e sotëm politik kemi përgjegjësi

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për PD prioritet është garantimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe më pas të diskutohet për reformën zgjedhore. Lideri demokrat Lulzim Basha në një trakim me drejtues të strukturave të PD, dega 7 tha se zgjedhjet e lira nuk garantohen pa largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa cilësoi bashkëfajtorë edhe demokratët për sistemin e sotëm politik.
Për kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, sistemi aktual zgjedhor është bërë burim për mbushjen e parlamentit me kriminelë. Ai garantoi se PS do të shqyrtojë mundësitë për t;i dhënë fund këtij sistemi, por kjo nuk do të jetë e mundur në zgjedhjet e ardhshme.
Basha: Sot kemi një sistem politik për të cilin jemi bashkëfajtorë. E nisëm me idenë që rajonal-proporcionali do të eliminonte dallkaukët, pse jo edhe kriminelët por falë Edi Ramës ky u kthye në djepin e krimit në politikë. Ne do të shqyrtojmë të gjitha mënyrat dhe format për ti dhënë fund këtij sistemi, për të mbushur hendekun midis vendimmarrësve dhe zgjedhësit, për të fuqizuar zgjedhësit. Ndonëse fokusi ynë sot janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, procesi dhe pastaj modeli.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bashkefajtore-basha-per-sistemin-e-sotem-politik-kemi-pergjegjesi/

Recommended