Ora News - Basha në Shkodër: T'i përgjigjemi thirrjes për një aksion radikal politik
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i opozitës Lulzim Basha nisi nga Shkodra ka nisur një takim me strukturat në rrethe për t?iu përgjigjur asaj që ai e quan sfidës jetike të vendit, çlirimit të qeverisë nga krimi.

Mobilimin e strukturave Basha e nis nga Shkodra, ndërsa i ka kërkuar kryesisë së degës që përfasqësuesit e PD të mobilizojnë qytetarët kundër krimit.

Basha: Ajo që ka rëndësi, është shkalla e mobilizimit me të cilën ne si PD, në nivelin e lagjeve, blloqeve, shtëpive e fshatrave, do të mund t?i përgjigjemi thirrjes për një aksion radikal politik, që të ketë synim largimin e këtij kryeministri dhe të kësaj qeverie. Që nga ky moment, që kur të ndahemi prej ketij takimi, puna duhet të nisë derë me derë me njerëzit. Sot rrugë tjetër përveç përballjes nuk ka.

Basha tha se në këto kushte procesi i organizimit të brendshëm të PD duhet të evidentojë më të mirë për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-ne-shkoder-ti-pergjigjemi-thirrjes-nje-aksion-radikal-politik
Recommended