Ora News - Basha: Miratimi i ligjit për vettingun politik vija e kuqe për opozitën

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vettingu i Partisë Socialiste për vettingun politik është vija e kuqe që do të përcaktojë sjelljen e opozitës me institucionet përfshirë edhe zgjedhjet e ardhshme vendore. Ka qenë ky mesazhi i prerë i kryetarit Lulzim Basha, i cili akuzoi kryeministrin Edi Rama se nuk e do shkëputjen e lidhjeve të politikës me krimin, pasi është mekanizmi kryesor që e mban në pushtet.

Basha: Duhet të merremi me një çështje; do ta votojë apo jo vettingun politik. Nëse nuk e voton, atëherë le ta dinë të gjithë shqiptarët se nuk ka më asnjë rekurs institucional dhe as një mënyrë tjetër për t'u përballur me krimin në mënyrë politike dhe institucionale.

Demokratët nuk e kanë ndërmend të pranojnë kërkesën e kryeministrit Edi Rama që për këtë çështje të marrin mendimin e Venecias, duke e konsideruar si alibi për të shtyrë dhe për t'iu shmangur procesit. Grupi parlamentar i PD i ka kërkuar zyrtarisht kryetarit të Kuvendit të mbledhë të premten Këshillin e Legjislacionit dhe Komisionin e Ligjeve për të futur në rrugë parlamentare propozimin e opozitës.

Basha: Ky është një tjetër mashtrim. Ky tekst ka shkuar në Venecia. Venecia e ka aprovuar për gjyqtarët dhe prokurorët. Pastaj pa pyetur fare e kanë bërë për policët dhe gardistët. Pastaj, kur vjen puna tek politikanët tani duan ta çojnë prapë në Venecia.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/basha-miratimi-i-ligjit-vettingun-politik-vija-e-kuqe-opoziten