Mbyllet takimi Kosovë - BE, anulohet konferenca për media - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Delegacioni i Kosovës dhe i BE-së kanë mbyllur takimin e realizuar këtë të hënë në Bruksel.Pas përfundimit të takimit midis elegacionit të Kosovës të kryesuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj me delegacionin e Bashkimit Evropian, të udhëhequr nga Federica Mogherini, bëhet me dije se është vendosur që të anullohet konferenca për media.Ndërkohë nuk dihet asyeja se pse është marrë një vendim i tillë, ndërsa mediat serbe shkruajnë se Haradinaj ka refuzuar thirrjet e BE-së për shfuqizimin e vendimit të taksës 100 për qind ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.Temë e konferencës ka qenë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës e Serbisë pas vënies së taksës nga Kosova 100 % për mallrat e Serbisë.
Recommended