Konferenca ndërkombëtare Kosove - Vizion Plus - News - Lajme

  • 8 years ago
Politikane, diplomate, akademike e gazetare nga me shume se 100 vende te botes u mblodhën ne Prishtine, ne konferencën ndërkombëtare te ministrave te jashtëm, " Evropa juglindore ne epokën multipolare", me qellim përmirësimin e imazhit te Kosovës, dhe promovimin e saj.
Ne fjalën hyrëse te konferencës dy ditore , Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga përsëriti se Kosova nuk ka pretendime territoriale ndaj askujt dhe respekton sovranitetin e shteteve fqinje. Kryeministri Hashim Thaci theksoi se Kosova ashtu sikurse dhe një pjese e vendeve te rajonit aspiron anëtarësimin ne strukturat euroatlantike. Dita e pare e konferencës u shoqërua me polemika, pasi asnjë anëtar i "Vetëvendosjes" nuk ishte i pranishëm, ndërkohe qe te gjitha partitë e tjera kishin përfaqësuesit e tyre. Shefi i grupit parlamentar te "Vetëvendosjes" Visar Ymeri ka kërkuar pers një letre sqarim nga ministri i Jashtëm. Ndërkohe Zëdhënësi i Ministrisë se Jashtme Artan Behrami tha për Vizion Plus se përzgjedhja e përfaqësuesve vendore dhe atyre te huaj, qe nuk ishin te gjithë te pozitave te larta janë propozuar nga Këshilli i Evropës dhe ambasada Britanike, qe ishin dhe organizatoret e evenimentit.

Recommended