Kriza ne mediat nderkombetare - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kriza politike e muajve te fundit në shqipëri ka qenë në fokus të mediave ndërkombëtare. Gazetat dhe televizionet më prestigjoze kanë pasqyruar situatën politike në vend. Djegja e mandateve nga ana e opozitës tërhoqi një vëmendje të jashtëzakonshme të mediave e huaja, qe e konsideruan këtë veprim një masë ekstreme me pasojë një ngërc të theksuar institucional. Githashtu përvec mungesës së opozitës në parlament, theksi u vu dhe te mungesa e gjykatës kushtetuese. Në shumë shkrime u vu ne dukje se shqipëria ndodhet në prag të marrjes së datës për celjen e negociatave. Përshkallëzimi i situatës gjatë protestave të opozitës në Tiranë dhe përdorimi i dhunës me flakadanë e molotovë gjeti jehonë në Associated Press , spiegel, ëashington post, neë york times, madje agjencia reuters dhe russia today ndiqnin zhvillimet hap pas hapi me transmetim live, por media e cila shkaktoi një ?tërmet? të vërtetë në shqipëri, ishte gazeta gjermane BILD me publikimin e audiopërgjimeve.Shumë gazetarë dhe analistë zbarkuan në tiranë për të raportuar, madje liderët politikë si rama, ashtu edhe basha, meta, kryemadhi filluam ti shihnim në intervistat e tyre për televizionin italian rai, al jaseera, radio evrope e lire, në studio televizive të gazetarit bruno vespa në itali në panel me analistë, në raportime për asoccieted press, në faqe kryesore të ëelt, deutsche ëelle e shumë e të tjera. Ndërkohë që situata në shqipëri sa vinte dhe bëhej më e ndërlikuar, vendimi i presidentit ilir meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit u përhap me shpejtësi, madje për al jaseera kryeministra rama dhe presidenti meta ndanë qëndrime krejtësisht të kundërta për zgjedhjet e 30 qershorit.

Recommended