Mediat Ndërkombëtare raportojnë incidentet në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mediat Ndërkombëtare kane pasqyruar protestën e zhvilluar këtë te marte nga opozita ne Tirane. Rrjeti BBC, agjencia e lajmeve ?Associated Press?, por edhe ?New York Times?, apo ?Daily Mail? raportuan tubimin e Partisë Demokratike, gjate te cilit u kërkua dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. BBC shkruan se mbështetësit e opozitës u përplasen me policinë dhe hodhën gurë e veze ndaj ndërtesës se qeverise, duke e akuzuar ate per korrupsion dhe duke i quajtur politikat e saj varferuese. Protesta thekson BBC, u mbajt ne 25 vjetorin e rrëzimit te komunizmit dhe gjate saj nuk pati asnjë person te plagosur. ?Dhjetëra protestues sulmuan ndërtesën e kryeministrisë dhe i vune zjarrin bunkerit qe gjendet ne oborrin e Ministrisë se Brendshme, por nuk raportohen as te plagosur dhe as te arrestuar?, shkruan New York Times. Lideri i opozitës kerkoi largimin e qeverise dhe krijimin e nje qeverie teknike, qe do te përgatisë zgjedhjet e reja. Mediat ndërkombëtare raportuan edhe komentin e kryeministrit Rama ne rrjetet sociale, qe i cilësoi aktet e dhunës vandalizëm te mjere ne përvjetorin e lëvizjes studentore te dhjetorit ?90.

Recommended