Tiranë-Elbasan do bëhet me pagesë, Gjiknuri: Rruga mbaron brenda vitit - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas rrugës së kombit, Tiranë-Elbasan pritet  të jetë rruga e dytë me pagesë. Ndonëse ende nuk ka një afat se kur do të konkretizohet kjo nisëm, qeveria duket se po bëhet gati që mirëmbajtjen e saj ta kryeje nga pagesa e përdoruesve. I vetdijshëm që  kjo nismëm nxit debat dhe diskutim, për ministrin e Damian Gjiknuri, të mirat publike duan kontributin e të gjithëve.



Duke raportuar në komision mbi situatën në këtë segment rrugor, ministri dha një afat të fundit të përfundimiut të saj për 13 kilometrat e mbetura.



Përfundimi i punimeve do të realizohet me një kredi të marrë nga OPEC prej 16 mln dollarë. Në këtë mënyrë shkon në 450 milion dollar kostoja totale e kësaj rruge, që për kreun e komisionin Erjon Brace ka nevojë të hetohet deri në fund.



Parashikimi fillestar i projektit Tiranë-Elbasan ishte 312 milion dollarë, por kostoja deri më tani ka shkuar në 450 milion, pa përfshirë dhe interesat e kredive.Ky është segmenti rrugor që mund të shënojë një rekord pasi po kërkon afro një dekatë për të përfunduar.
Recommended