Report TV - Familja Tafa bëhet me shtëpi të re pas tërmetit, Rama: Brenda vitit sistemojmë fshatin!
  • 4 years ago
TIRANE-Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj sot ishin në shtëpinë e re të familjes së Riza Tafës në Zall-Herr. Kreu i qeverisë shprehet se familja Tafa mbeti në qiell të hapur nga tërmeti, por sot ata kanë banesën e rindërtuar dhe mobiluar nga e para.

"Ne duam që si kjo familje, të gjithë familjet që humbën banesën e tyre individuale nga tërmeti i madh, të hyjnë në shtëpi të re, më të mirë se ajo që kishin, brenda këtij viti në të gjitha zonat jashtë qytetit. Ne bëjmë çfarë themi dhe themi çfarë bëjmë. Ne do të bëjmë çmos" tha Rama.Pas sistemimit të banorëve të prekur në shtëpinë e reja apo në kontenier , do të fillojë mbledhja e çadrave që u shpërndanë. "Ndërkohë do të fillojë procesi i mbledhjes së çadra për të qenë në inventar, pasi nuk io dihet kur vjen fatkeqësia e radhës" tha kryebashkiaku Veliaj.
Recommended