Veliaj: Tirana, e gatshme të presë aktivitete ndërkombëtare - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kompleksi i parkut olimpik në Tiranë ka pritur mbrëmjen e të dielës finalen e Europianit ?U19? në Volejboll për Femra. Ndeshjen mes Italisë dhe Rusisë e ndoqi edhe Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili tha se organizimi i kampionateve të tillë është një tregues se Tirana ka potencial për të mirëpritur aktivitete të mëdha ndërkombëtare.



Erion Veliaj: ?Dua të falenderoj të gjithë miqtë e Federatës Shqiptare të Volejbollit, të cilët kanë bërë një punë fantastike për të mirëpritur në Tiranë një kampionat europian të të rinjve e të rejave në volejboll. Tregon se Tirana siç është ?njësh? në shumë punë, është ?njësh? edhe në mikpritjen e eventeve të jashtëzakonshme të këtyre përmasave?.



Veliaj shtoi se prioritet i Bashkisë së Tiranës, mbetet zhvillimi i sportit në shkolla.



?Dobia më e madhe është për djemtë edhe vajzat në Shqipëri, për të parë sesi Tirana, jo vetëm mund të mikpresë aktivitete të tilla, por për t?u siguruar që në një të ardhme jo shumë të largët, të kemi edhe ne nivel kampionësh. Kemi filluar me sportin në shkolla dhe besoj që shumë goca edhe çuna, do zgjedhin volejbollin si një mënyrë për t?u angazhuar pas orëve të mësimit. Ndoshta, jo të gjithë do të jenë për ekipin tonë kombëtar, ama do të mësojnë si të luajnë në skuadër dhe do mbajnë lart një traditë fantastike që Federata e Volejbollit ka në Shqipëri?, theksoi Veliaj.



Finalja e zhvilluar në sallën ?Feti Brovina? në parkun olimpik, u fitua nga Italia, e cila u kurorëzua si kampione e Europianit në Volejboll për femrat ?U 19?.
Recommended