Veliaj: Tirana do te kete patjeter teater te ri |Lajme - News
  • 4 years ago
Tiranë do të ketë patjetër një teatër të ri. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha se nuk do të ketë asnjë tërheqje pas nga ky projekt.
?Ka amfiteatër të ri dhe do të ketë edhe Teatër të Ri. Për këtë nuk ka asnjë dyshim. Minimalisht edhe nëse presidenti i Republikës apo kushdo tjetër është realisht i interesuar mos i lërë kostumet, zërin, bobinat, rekuizitën, arkivën, të gjitha sendet me vlerë t?i hajë miu dhe mola, dhe minimalisht jepjani teatrit, institucion. Teatri nuk është ndërtesa, ashtu siç Bashkia nuk është ndërtesa. As Ujësjellësi nuk është ndërtesa, është institucioni?.
Veliaj sqaroi se projekti i ri i Teatrit do realizohet me një kredi sovrane ku garant do të jetë qeveria. Akuzat i konsideroi të pabaza ndërsa për kritikët tha se nuk kane më alibi.
?Por e shoh që merakun e kanë te godina. Dhe unë e kuptoj ku e kishin merakun, se do e bënte privati. Po tani që do e bëjë shteti, do e bëjë publiku, iu ra alibia. Ka ngelur një pakicë e vogël, të gjithë ushtarë të një partie të lodhur, njëherë thonë hip se të vrava, njëherë zbrit se të vrava. Keq kur e bën privati, keq kur e bën shteti. Do të thotë që s?paskan alibi, që nuk duan të bëhet asnjë punë në Tiranë, si ta bëjë shteti si ta bëjë privati, këta nuk duan të shohin një ditë të bardhë?.
Një thirrje ia drejtoi edhe kreut të shtetit që kërkon të pritet Gjykata Kushtetuese.
?Mungesa e gjykatës kushtetuese ka aq lidhje me teatrin, sa mund të ketë lidhje me demokracinë PD. S?kanë pikë lidhje. Vazhdon plaku Mera dhe djali gjumash merren me mbajtjen peng. Shkojnë nga disfata në disfatë, por ky është problemi i tyre, nuk ka pse Tirana të shkojë nga disfata disfatë. Dhe siç nuk jemi tërhequr nga asnjë projekt, nuk do tërhiqemi as nga ky. Presidenti ka një zgjedhje sot, o do bëhet me Robert Ndrenikën, me një njeri që ka qenë vetë në skenë, ose do bëhet me Bashën, i cili kërkon një skenë të radhës, në një teatër të radhës për të fituar një plaçkë të radhës?.
Sipas Veliajt projekti i ri Teatrit gëzon mbështetjen të gjithë komunitetit të artistëve.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended