Tjetër kënd lojërash në Njësinë 8, Veliaj: Fëmijët meritojnë edhe teatër të ri, do bëhet
  • 5 years ago
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka deklaruar se Teatri i ri do të bëhet, kjo sepse e kërkojnë qytetarët dhe qyteti i së ardhmes. Teksa ishte në rikualifikimin e e një këndi të ri lojërash, Veliaj deklaroi se fëmijët e kryeqytetit meritojnë jo vetëm rrugë e sheshe më të mira, por edhe një teatër të ri. Ndaj, Veliaj theksoi nevojën për ndërtimin e një godine të re.

"Kjo është po ashtu e njëjta arsye pse edhe tek debati që kemi për investime në Tiranë, qoftë investimet në zgjerimin e bulevardit, qoftë zgjerimi i Lanës, bëhet për të krijuar Tiranën e të ardhmes. Tirana e së ardhmes nuk do vetëm rrugë, sheshe, asfalt, Tirana e së ardhmes do edhe kulturë. Kjo do të thotë që Tirana e së ardhmes do edhe një teatër të ri. Nuk mund t?ju themi fëmijëve që për nostalgjinë që kanë ca për tallashin, për shkrepëset, për algat dhe populitin e një teatri që është kthyer sot në një karakatinë, ju do vazhdoni të shkoni në kushte të tilla?, u shpreh Veliaj, teksa theksoi se brezi i ri nuk mund të mbetet peng i nostalgjive të së shkuarës. Ata meritojnë të kenë të njëjtin teatër, të njëjtën shkollë, të njëjtin kopësht, të njëjtën çerdhe, që ka dikush në Itali, që ka dikush në Greqi, në Austri, në Spanjë. Nëse nuk rritemi me këtë ambicie, do të vazhdojmë të ngelemi peng të nostalgjive. Njerëzit mund të kenë edhe nostalgji për komunizmin, mund të kenë nostalgji për çudira që na kanë ndodhur në këtë vend, njerëzit mund të kenë edhe nostalgji për pushtuesit, por ne nuk jemi peng i nostalgjisë. Ne jemi sot për një besëlidhje me të ardhmen, me rininë dhe me gjithë ata që do të jenë paja edhe garancia e Tiranës për nesër?, nënvizoi Veliaj.
Recommended