Kënd i ri lojërash për fëmijë në “Don Bosko” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Bashkia e Tiranës e ka nisur mandatin e ri aty ku e la para zgjedhjeve të 30 qershorit, te puna për fëmijët. Njësoj si bashkëmoshatarët e 46 lagjeve të tjera në Tiranë, edhe fëmijët e bllokut të banimit në Rr. ?Eshref Frashëri? në ?Don Bosko? do të kenë shumë shpejt një hapësirë vetëm për lojëra dhe argëtim.Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet që po kryhen për ndërtimin e këndit rekreativ për 5 mijë banorët e zonës dhe u shpreh shumë entuziast për punën e bërë.?Fill pas zgjedhjeve vijojmë me një nga projektet që e kam shumë më afër zemrës sime, por besoj edhe për prindërit e Tiranës, këndet e lodrave. Nëse bëmë diçka mirë në mandatin e parë, ishte fakti që çdo muaj bëmë nga një kënd të ri lodrash. Besoj se do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm, çdo muaj me nga një kënd të ri lodrash edhe në mandatin e dytë. Pra, në qoftë se kemi bërë 46-47, të bëjmë edhe 50 të tjera, prandaj besoj se deri në fund të këtij mandati të kemi 100 kënde lodrash, në 100 pika të ndryshme të Tiranës?.Ai theksoi se investimi më i mirë për të ardhmen e qytetit është puna që bëhet me fëmijët, për t?i nxitur ata të merren me aktivitete fizike.?Kjo puna e fëmijëve në komunitet është në dorën tonë. Ata mund të jenë të padukshëm nëse nuk ka asnjë infrastrukturë për fëmijët. Të gjithë pyesin ku janë kalamajtë: ata janë ose nëpër telefona e pajisje elektronike, duke u kërrusur dhe atrofizuar në shtëpi; ose mund të zgjedhim që ata të jenë të dukshëm. Në momentin që krijohet një kënd lodrash, krijohet një hapësirë për aktivitet fizik dhe befas një zonë që duket sikur s?ka fëmijë, bubërron nga jeta dhe fëmijët. Mezi pres që në datën 10 korrik ky bast të fitohet edhe në këtë komunitet?.

Recommended