Report TV -Tiranë/ Kënd i ri lojërash në 'Don Bosko', i shërben edhe moshës së tretë

  • 5 years ago
Bashkia e Tiranës punën për mandatin e ri pas zgjedhjeve të 30 qershorit të Erion Veliajt e ka nisur me këndet e lojërave.

Në bllokun e banimit të Rr. ?Eshref Frashëri? në ?Don Bosko? mësohet se po ndërtohet një hapësirë e re lojërash.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet që po kryhen për ndërtimin e këndit rekreativ për 5 mijë banorët e zonës dhe u shpreh shumë entuziast për punën e bërë.

?Fill pas zgjedhjeve vijojmë me një nga projektet që e kam shumë më afër zemrës sime, por besoj edhe për prindërit e Tiranës, këndet e lodrave. Nëse bëmë diçka mirë në mandatin e parë, ishte fakti që çdo muaj bëmë nga një kënd të ri lodrash. Besoj se do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm, çdo muaj me nga një kënd të ri lodrash edhe në mandatin e dytë. Pra, në qoftë se kemi bërë 46-47, të bëjmë edhe 50 të tjera, prandaj besoj se deri në fund të këtij mandati të kemi 100 kënde lodrash, në 100 pika të ndryshme të Tiranës?, tha Veliaj.

Recommended