Ora News - Lulishte dhe kënd lojërash tek aneksi i stadiumit “Arena Kombëtare”
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Bashkia e Tiranës ka nisur ndërhyrjen në zonën përreth stadiumit "Arena Kombëtare".

Hapësira mes impiantit dhe Rektoratit do të kthehet në një hapësirë pedonale.

Ndërsa një tjetër investim i rëndësishëm do të jetë dhe parkimi nëntokësor.

Një tjetër hapësirë do të jetë për vendosjen e lodrave për fëmijët.

Veliaj: Viti i Ri do i gjejë fëmijët e kësaj zone me një kënd lodrash, që të mos jetë nevoja të shkojnë deri tek Liqeni për të luajtur. Është si dita me natën me atë që gjetëm, por gjithmonë më e mira është përpara, ndaj nuk besoj se ka dhuratë më të bukur nën pemën e Vitit të Ri, se sa një tjetër kënd lojërash dhe hapësirë çlodhëse për Njësinë 2. Ndaj, i uroj gëzuar festën fëmijëve nga mosha 1 deri në 100 vjeç.

Në deklaratën për mediat, Bashkia shprehet se rikualifikimi i kësaj sipërfaqeje i shton Tiranës një tjetër lulishte, e cila do të bëjë të mundur që kjo sipërfaqe e gjelbër të vizitohet nga çdo moshë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/lulishte-dhe-kend-lojerash-tek-aneksi-i-stadiumit-arena-kombetare
Recommended