E reja dhe historikja tek Arena Kombetare
  • 5 years ago
Arena e Re e futbollit që po ngrihet aty ku më parë ishte stadiumi ?Qemal Stafa? po ruan edhe një pjesë të rëndësishme të së kaluarës. Hyrja e vjetër do të admirohet nga tifozët dhe vizitorët, pasi është rivendosur ashtu siç ishte më parë. Arkitekti Marco Casamonti është kujdesur të mos i humbasë shkëlqimin.

?Duke i çmontuar i kemi pastruar, janë pastruar me një hedhje të lehtë uji dhe sapun për të hequr papastërtinë që ishte akumuluar ndër vite. Pasi u ndërtua godina e re kemi rivendosur tribunën kryesore që është edhe vepra kryesore e Bosios, në pozicionin identik siç ishte përpara në aks perfekt me strukturën urbane që ndodhet përreth.?

Studentë të ardhur nga Fakulteti i Arkitekturës në Universitetin e Xhenoas do të punojnë për krijimin e një muzeu brenda stadiumit. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cilësoi një pjesë të rëndësishme të memories së qytetit.

?Më pëlqeu shumë edhe rikonstruksioni që jeni duke bërë i dokumentacionit dhe videove të kohës sepse ndoshta studentët nuk e dinë, por është një pjesë e munguar e historisë së qytetit tonë.?

Stadiumi i ri i futbollit në Tiranë do të presë 22 mijë tifozë, duke u kthyer në shtëpinë e re të Kombëtares dhe një pikë referimi për qytetin.

Tv Klan
Recommended