EVN Maqedoni ndërton kënd lojërash për fëmijët në Aerodrom

  • 5 years ago
Vullnetarë nga kompania EVN Maqedoni ndërtuan një kënd të ri lojërash për fëmijët në Komunën e Aerodromit. Këndi i ri i dedikuar për më të rinjtë gjendet në lagjen Lisiçe e Re dhe është ndërtuar prej gomave dhe materialeve prej druri. Këtë park për fëmijë sot e vizituan edhe kryetari i Këshillit Drejtues të EVN Maqedoni, Shtefan Peter, si dhe kryetari i Komunës së Aerodromit, Zllatko Marin. Nga kompania energjetike konsiderojnë se vullnetarizmin duhet ta praktikojnë ndërmarrjet private, me qëllim të ngritjes së nivelit të përgjegjësisë shoqërore. Në kuadër të projektit ?EVN-ja bën veprimtari vullnetare? deri tani janë zbatuar më shumë se 30 projekte, ndërsa në to kanë marrë pjesë më shumë se 400 të punësuar në këtë kompani.

Recommended