Hapet këndi i dytë më i madh për fëmijë te Liqeni Artificial - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Parkut të Madh të Liqenit Artificial i shtohet një tjetër kënd modern lojërash për fëmijë. Dy vite pas hapjes së këndit më të madh të lojërave në vend, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me TIKA-n, ka ndërtuar këndin e dytë më të madh, por kësaj here në një hapësirë që më parë ishte krejtësisht e degraduar dhe e pashfrytëzuar në pjesën jugore të Parkut të Liqenit.Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga ambasadori i Turqisë në vendin tonë, Murat Ahmet Yörük, edhe nga përfaqësuesit turq të TIKA-s, falenderoi të gjithë ata që mundësuan krijimin e kësaj hapësire, që veç lodrave për fëmijë është i pajisur edhe me një kënd force për më të rriturit.
Recommended