RTV Ora - Përurohet këndi i ri për fëmijët tek Liqeni Artificial

  • 5 years ago
#rtvora
Një ditë pas hapjes zyrtarisht të garës për Tiranën, kryebashkiaku Veliaj ka inauguruar një tjetër kend lojerash për femijë në pjesën jugore të Parkut të Madh të Liqenit Artificial.

Veliaj: Mezi pres që në 4 vitet e ardhshme ta vazhdojmë këtë punë. Kur filluam pastrimin, të gjithë ashtu siç është bërë e udhës thoshin: Mos ma prek liqenin! Gjithmonë thoja: Ore dakord, kështu thoni, mos ma prek atë, mos ma prek sheshin, mos ma prek pazarin, mos ma prek bulevardin, mos ma prek parkun. Në këtë shtëpinë tonë të madhe, po të ishte për të mos prekur gjë me dorë, do ishte fyerje. Pikërisht, se vëmë dorë, prekim gjëra me dorë dhe i përmirësojmë, kemi sot një rezultat më të mirë?,

I shoqëruar edhe nga ambasadori i Turqisë në vendin tonë, Murat Ahmet Yörük, Veliaj e vuri theksin tek puna e bërë për gjeneratën e ardhshme.

Veliaj: Ky është këndi ynë i 44. Pra, në rreth 44 muaj punë, kemi bërë nga një kënd në çdo muaj. Tani do e ndajmë mendjen; ky qytet, ky vend, kjo bashki, do mendojë vetëm për zgjedhjet e ardhshme apo ndoshta duhet të mendojë për gjeneratën e ardhshme? Në qoftë se rritet një brez i ri, që mëson të luajë bashkë dhe kanë kujtime të bukura nga fëmijëria e tyre, ndoshta raca e ardhshme e shqiptarëve do bëhet pak më e mirë.

Duke sjellë në vemendje betejën që u bë për këndin tjetër të ndërtuar në Parkun e Liqenit kryebashkiaku theksoi se edhe puna për fëmijët ka hasur shpeshherë në mentalitete që kanë dashur të bëhen pengesë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/perurohet-kendi-i-ri-femijet-tek-liqeni-artificial
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended