Tirana afrohet me Dublinin, Veliaj takon ministren Helen McEntee - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryetari i bashkisë Erion Veliaj u takua sot me ministren e Jashtme për Europën të Irlandës, Helen McEntee.Veliaj theksoi se kjo vizitë do të pasohet me një kalendar të detajuar aktivitetesh dhe bashkëpunimi mes Tiranës dhe qyteteve irlandeze.?Jam shumë i lumtur që ministrja e Irlandës për Evropën na vizitoi në Bashkinë e Tiranës dhe mbollëm edhe një pemë në kujtim të një marrëdhënie shumë speciale që kemi me Irlandën. Kemi një partneritet me Bashkinë e Dublinit dhe duam shumë që të mësojmë nga Irlanda, një vend që para disa vitesh ishte në një ekonomi modeste dhe sot është bërë një portë hyrëse e investimeve në Evropë?Ndërsa ministrja irlandeze vlerësoi mikpritjen e Tiranës, ndërsa theksoi se pret që kjo vizitë t?i japë një impuls të ri bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Irlandës?Është absolutisht fantastike të jem këtu në Tiranë, bashkë me kryetarin e Bashkisë. Kjo është pjesë e vizitës sime, me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy qyteteve e gjithashtu, edhe mes dy vendeve tona, por ajo çka është më e rëndësishme në përshpejtimin e procesit drejt integrimit evropian. Ne duam të ofrojmë mbështetjen tonë të plotë sa i përket procesit të zgjedhjeve që zhvillohen këtë vit, por gjithashtu shpresojmë të gjemë ura të reja bashkëpunimi dhe projekte ku mund të punojmë bashkë.Kryebashkiaku Veliaj bëri të ditur se falë këtij bashkëpunimi Tirana do të përcjelle edhe një nga festat më të rëndësishme irlandeze, atë të Shën Patrikut, gjatë së cilës Kulla e Sahatit do të ndriçohet me ngjyrë të gjelbër.

Recommended