Veliaj takon homologun kinez - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas një takimi zyrtar në Kinë me kryebashkiakun e Pekinit, Erion Veliaj dha lajmin e mirë se Tirana do të mirëpresë në vjeshtë Samitin 17+1, një nismë e Republikës Popullore të Kinës, e cila synon të rrisë dhe zgjerojë bashkëpunimin me vendet e Evropës Juglindore dhe Lindore në fushën e investimeve, transportit, financave, shkencës, arsimit dhe kulturës.?Më vjen mirë që në tetor, 17 kryetarët e kryeqyteteve të Evropës Juglindore dhe Lindore do të vijnë në Tiranë për të vijuar këtë bashkëpunim me Kinën. Jam shumë i lumtur që në takimin me kryetarin e Bashkisë së Pekinit, kryeqytetit më të madh sot në botë, vendosem disa pika për organizimin e këtij samiti të madh për Tiranën, që sigurisht është një privilegj?Duke shprehur sigurinë për vijimin e punës në një mandat të dytë, kryebashkiaku Veliaj premtoi se së shpejti do të mbërrijnë autobusët elektrikë, që do të qarkullojnë në rrugët e kryeqytetit.?Jam po ashtu shumë entuziast për mënyrën se si Kina po udhëheq disa nga inovacionet më të reja, kur vjen puna tek transporti publik. Ashtu siç kemi bërë me taksitë, ku një pjesë e madhe e flotës tashmë ka kaluar në elektrike, ashtu do të fillojmë të bëjmë edhe me autobusët. Disa autobusë i kemi porositur, të tjerë jemi në proces porositje?.Kryetari i Bashkisë së Tiranës pati edhe një takim të veçantë me studentë dhe komunitetin shqiptar që jeton dhe punon në Kinë.