Rama takon homologun kinez - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kina do të mbështesë Shqipërinë në zhvillimin e fushës së energjisë, infrastrukturës, arsimit dhe ekonomisë. Zotimi vjen nga kryeministri i Kinës Li Keqiang, i cili priti në një takim homologun shqiptar Edi Rama. Zoti Rama po qëndron këto ditë në një vizitë zyrtare në Pekin. Kryeministri ynë falenderoi homologun kinez për mbështetjen që vendi i tij ka dhënë në zhvillimin e disa projekteve të rëndësishme, që kanë të bëjnë kryesisht me zhvillimin e infrastrukturës dhe bashkëpunimin në fushën e tregtisë dhe ekonomisë. Kreu i qeverisë shqiptare shprehu angazhimin për shtimin e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve. Kryeministri Li Keqiang shprehu kënaqësinë që shumë nga projektet e diskutuara në takimin e vitit të kaluar në Bukuresht po shkojnë në drejtimin e duhur. Ai nënvizoi rëndësinë që sipërmarrësit kinezë dhe shqiptarë të shtojnë bashkëpunimin dhe vizitat e ndërsjella mes dy vendeve.

Recommended