Meta takon krerët politik për datën e zgjedhjeve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 3 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në orën 11.00, kryeministri Edi Rama, si kryetar i Partisë Socialiste, u fut në Presidencë.Ai zhvilloi një takim me presidentin Ilir Meta, me ftesën e këtij të fundit, për t?u konsultuar për datën e zgjedhjeve të përgjithshme.Rama doli nga Presidenca 15 minuta më vonë. Kryeministri u largua me makinën e tij pa u prononcuar për mediat.Mazhoranca preferon datën 9 maj për procesin zgjedhor. Por nga aleatët e Lulzim Bashës u propozua 18 prilli, si data më e afërt kushtetuese. Opozita kërkon që zgjedhjet të mbahen sa më shpejt të jetë e mundur.Kryetari i Partisë Demokratike shfrytëzoi daljen nga Presidenca pas takimit me Metën për konsultimet e datës së zgjedhjeve, për të dhënë një mesazh politik.Ai tha para gazetareve se për PD më e rëndësishme është që vendi të ketë zgjedhje te lira dhe te ndershme, më tepër sesa data e tyre.?Shumica e qytetareve kërkojnë që zgjedhjet të mbahen sot, jo nesër. Për nee rëndësishme është që të kemi një process të drejtë. Qytetarët kanë nevoje urgjente për punë, biznesi ka nevoje për mbështetje ndërsa fermeret për subvencione. Këto janë kërkesa urgjente?., tha Basha për gazetarët.Më herët Meta kishte pritur në Presidence, kryeministrin Rama I cili duke përjashtruar vetëm datën 2 maj kur janë Pashkët, tha se PS është e hapur për zgjedhje në cdo datë tjetër.

Recommended