Kur do të mbahen zgjedhjet vendore? Meta takon partitë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti Ilir Meta ka kërkuar konsultime me palët politike në lidhje me datën e zgjedhejve lokale.Këtë të mërkurë Meta u takua me kreun e grupit të PS, Taulant Ballën në Presidnencë dhe foli në lidhje me daten se kur do të zhvillohen zgjedhjet vendore.Edhe pse nga Presidenca nuk u dhanë detaje, vetë  kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla zbuloi te dhena mbi datën e zgejdhjeve.Në një deklaratë për mediat, Balla tha se si opsion mund të jenë dy të dielat e fundit të qershorit.?Duke falënderuar Presidentin e Republikë për vijimësinë e një tradite shumëvjeçarë për konsultimin me partitë kryesore politikë lidhur me dekretimin e datës se zgjedhjeve vendore të qershorit të 2019, zhvilluam një bisede me të. Kodi zgjedhor është i qartë, qoftë në mandatin e përfundimit të të zgjedhurve vendorë, qoftë edhe për përcaktimin e sezonit zgjedhor prill-maj qershor, që është zhvilluar dy të dielat e fundit të qershorit. Këto janë dy datat e mundshme të zhvillimit të zgjedhjeve vendore?

Recommended