Report Tv-Kryebashkiaku Veliaj takon ministren Irlandeze për Europën

  • 5 years ago
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti sot në një takim ministren e Jashtme për Europën të Irlandës, Helen McEntee, me të cilën bisedoi mbi shtimin e marrëdhënieve mes Tiranës dhe qyteteve irlandeze, si dhe për një sërë bashkëpunimesh konkrete në fusha të caktuara dhe me interes për qytetarët e të dyja vendeve. Më pas ata mbollën edhe një pemë në parkun ?Europa?, në shenjë të miqësisë mes dy vendeve, ndërsa kryebashkiaku Veliaj i shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Irlanda i jep Shqipërisë në procesin e integrimit europian.Kryebashkiaku i Tiranës theksoi se Irlanda është shembulli se si një vend me ekonomi të vogël është bërë sot një nga vendet me zhvillim të qëndrueshëm, nga i cili edhe Shqipëria ka çfarë të mësojë. ?Jam shumë i lumtur që ministrja e Irlandës për Evropën na vizitoi në Bashkinë e Tiranës dhe mbollëm edhe një pemë në kujtim të një marrëdhënie shumë speciale që kemi me Irlandën. Kemi një partneritet me Bashkinë e Dublinit dhe duam shumë që të mësojmë nga Irlanda, një vend që para disa vitesh ishte në një ekonomi modeste dhe sot është bërë një portë hyrëse e investimeve në Evropë?, tha Veliaj.

Recommended