Tarifa më të lira ndërkombëtare - Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Një telefonatë që kryejnë sot emigrantët drejt Shqipërisë kushton 27 herë më shtrenjtë se tarifat celulare që aplikohen brenda vendit. Për këtë arsye Autoriteti i Komunikimeve Elektronike synon që të rregullojë tarifat e terminimit, me synim sjelljen e tyre në kosto. AKEP ka kryer një analizë tregu, të cilën është duke e diskutuar me operatorët e fushës dhe më pas do të ndërhyhet për të ulur tarifat e shumicës. ?Një nga alternativat që po shohim është që ti sjellim tarifat e terminimit ndërkombëtarë njësoj si tarifat celularë që aplikohen brenda vendit. Jemi duke e parë me kujdes këtë opsion me synim moscënimim e bilanceve të operatorëve. Ndera opsioni i dytë është që të bëjmë një rregullim të pjesshëm, çka nënkupton një ulje e përshkallëzuar e tarifave. Në finale e gjithë qasja është që të shkojmë drejt një rregullimi të qëndrueshëm?, - thotë Pajtim Melani drejtor i tregut në AKEP.Ata që do të përfitojnë nga kjo ndërhyrje e AKEP janë kryesisht emigrantët që kryejnë më shumë thirrje drejt të afërmve të tyre në vend. Pak kohë më parë vendet e rajonit arritën një marrëveshje për të folur pa roaming mes tyre. Edhe nisma më e fundit e AKEP synon që të shkohet drejt tarifave më të leverdishme për abonentët.

Recommended