Turizmi shton punësimin, vende të lira për profesionistë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Turizmi është faktori kryesor që ka dhënë ndikim  në punësimin e të rinjve nga zyrat e punës.Të dhënat e fundit tregojnë se në 6 muajt e parë kemi një rritje me 2000 të punësuar më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, duke arritur ne 16 mijë.Nga këto punësime mund t?ju konfirmojë se rreth 50% e tyre, pra 7 mijë të janë të punësuar të moshës deri në 29 vjeç. Turizmi ka peshën e vet në këtë punësim, pasi njihet ky trend  që nis në tremujorin e dytë të vitit. Ne sot kemi të regjistruar në zyrat e punës 74 mijë punëkërkues, një shifër kjo e cila është ndryshim të vazhdueshëm.Paralelisht me këtë fakt, numri i vendeve të lira të punës në zyrat e punësimit është 28 mijë. Zyrtarët e Shërbimit Kombëtar të Punësimit tregojnë se biznesi kërkon kryesisht ekspertë të nivelit të mesëm, duke pasur në konsideratë që punëkërkuesit nuk kanë arsimim të kualifikuar.Mund t?ju them se 60-70% e nevojave të biznesit për punë plotësohen nga zyrat e punësimit. Më së shumti punësimet kanë të bëjnë me profesione si  kamerier, kuzhinier, elektricist, hidraulik, magazinier etjPeshën kryesore e mbajnë qarqet e mëdha si Tirana, Shkodra, Vlora, Durrësi dhe Fieri.
Recommended